13.02.2020 - 15:29
Receta për: 6 persona
Recetë plot shije, ngjyra e vlera ushqimore për ju dhe familjen tuaj!
INGREDIENTËT
- 4 gjokse pule
- 1 ½ lugë gjelle vaj ulliri
- 4 thelpi hudhra
- Kripë, piper të zi
- 1 pako pasta (për shembull fusilli)
- Trumzë e freskët
- Pak rigon
- 150 gram pomodorini
- 1 spec i kuq ose jeshil i prerë në shirita të hollë
- ½ filxhan me ullinj të zinj
- 1 qepë e kuqe mesatare e prerë në rrathë të hollë
- 1/3 filxhan me djathë parmixhano
- Për salcën:
- 4 lugë gjelle vaj ulliri
- 2 lugë gjelle uthull molle
- 1 lugë gjelle mjaltë
- 1 thelpi hudhër e grimcuar
- Pak kripë dhe piper të zi
UDHËZIMET
- Në një tas të vogël bashkoni të gjithë përbërësit për salcën dhe i përzieni mirë. I lini mënjanë.
- Ndërkohë në një tenxhere me ujë vendosni për të zierë pastat. I kulloni dhe i lini mënjanë.
- Mishin e pulës e prisni në shirita jo shumë të hollë. I marinoni me kripë, piper, pak vaj ulliri, trumzë, rigon dhe hudhra. I vendosni për t’i skuqur në një tigan për 6-8 minuta.
- Tani merrni një tas të madh. Shtoni në të makaronat, shiritat e mishit të pulës, specin, qepën, domatet e prera përgjysmë.
- Sipër i shtoni salcën marinuese, pak kripë dhe piper nëse është e nevojshme.
- I përzieni të gjitha bashkë dhe shijojeni së bashku me djathin parmixhano sipër!