27.02.2020 - 16:39
Receta për: 4 persona
A e dini se me pastat tuaja të preferuara mund të realizojmë 1001 recetash sallata të shijshme?
INGREDIENTËT
- 350 gram pasta rigatoni
- 6-7 domate qershizë të prera përgjysmë
- 1 kastravec të prerë në kubik të vegjël
- 1 qepë e kuqe e prerë në rrathë të vegjël
- Majdanoz të freskët
- Piper të zi
- Për salcën: 2 avokado
- Lëngu i 1 limoni
- Pak kripë, piper
- 1 lugë kafe hudhër pluhur
- ½ lugë kafe spec i kuq pluhur
- Pak majdanoz të freskët
UDHËZIMET
- Në një tenxhere me ujë e kripë zieni makaronat.
- Më pas i kulloni dhe i kaloni në një tas të madh.
- I shtoni me radhë përbërësit e sallatës dhe i përzieni mirë.
- Për përgatitjen e salcës mjafton të trazoni gjithë përbërësit e saj të specifikuar në recetë.
- Ia shtoni sallatës. I përzieni mirë të gjitha bashkë dhe shijojeni. Ndajeni recetën edhe me miqtë tuaj!