14.02.2020 - 15:35
Receta për: 4 persona
Vitamina K është shumë e rëndësishme për shëndetin e kockave dhe është e vështirë për të gjetur zarzavate me këtë vitaminë, përveç spinaqit!
INGREDIENTËT
- 1 kg spinaq të larë
- 2 tufa kopër
- 1 tufë majdanoz
- 1 tufë qepë të njoma
- 2 hudhra të njoma
- vaj ulliri
- kripë,piper
UDHËZIMET
- Spinaqin e larë mirë e copëtoni imët me dorë.
- Grini imët edhe qepët e njoma, hudhrat, koperin dhe majdanozin.
- Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepët e njoma me hudhra.
- Tani shtoni spinaqin dhe e përzieni vazhdimisht derisa t’i ulet volumi. Mos harroni t’i shtoni edhe pak kripë.
- Kur spinaqi të ketë ulur tërësisht volumin shtoni koperin, majdanozin dhe pak piper. Shijojeni sallatën të ngrohtë!