MENU
klinika

"Receta e mamit"

Shtojini shijen pjatave tuaja falë salcës me kos, spinaq dhe arra

28.02.2020 - 16:16

Koha e përgatitjes: 5 minuta

Koha e gatimit: 10 minuta

Receta për: 5 persona
E ngjashme me xaxiqin, por ka komplet një shije tjetër. Pra akoma edhe më e mirë! Këtë salcë mund ta shoqëroni me të gjitha pjatat tuaja të preferuara, sidomos me supërat, sallatat, patate, kroketa, bukë apo byrek.

INGREDIENTËT

  • 2 tufa spinaq
  • 2 gota kos grek
  • 2 thelpi hudhër e grimcuar
  • Kripë
  • 1 tufë kopër i grimcuar
  • 1 grusht arra të thërrmuara
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri

UDHËZIMET

  1. Lani spinaqin me dorë. Shtrydheni mirë. E copëtoni me duar dhe e vendosni për ta skuqur në një tigan me pak vaj ulliri.
  2. I shtoni kripë dhe e lini në zjarr derisa të zbutet tërësisht e t’i bjerë volumi.
  3. Ndërkohë në një tas përzieni kosin me hudhrat, shtoni arrat, spinaqin.
  4. I shtoni edhe kopër.
  5. E servirni në pjata duke i shtuar pak vaj ulliri sipër.