MENU
klinika

"Receta e mamit"

Si sfungjer! Receta e petullave amerikane është kaq e thjeshtë dhe e shijshme

19.02.2020 - 09:31

Koha e përgatitjes: 5 minuta

Koha e gatimit: 15 minuta

Receta për: 4 persona
Këto petulla marrin pak më shumë kohë sesa petullat e tjera për t’u gatuar, por rezultati dhe shija në fund ia vlejnë!

INGREDIENTËT

  • 1 gotë miell bajamesh
  • ¼ gotë me miell kokosi
  • 2 lugë gjelle vaj kokosi i shkrirë
  • 2 lugë gjelle sheqer
  • 3 vezë të mëdha
  • ½ gotë me qumësht bajameje
  • 1 lugë çaji ekstrakt vaniljeje
  • 1 lugë çaji pluhur pjekjeje
  • 1/8 lugë çaji me kripë
  • Shurup panje ose mjaltë (opsionale për t’ia hedhur sipër petullave)

UDHËZIMET

  1. Në një enë rrihni së bashku vezët me qumështin derisa të bëhen kremoze.
  2. Shtoni më pas të gjithë përbërësit e thatë dhe vazhdoni t’i përzieni.
  3. Shtoni vajin e kokosit dhe i trazoni sërish.
  4. Në një zjarr mesatar vendosni tiganin që nuk ngjit. E lyeni me një spray kundër ngjitjes.
  5. Shtoni dy garuzhde nga masa e petullave që përgatitët.
  6. Rrotullojeni tiganin pak me dorë, derisa masa të shpërndahet në të gjithë sipërfaqen e saj.
  7. E lini të gatuhet për 3-4 minuta nga secila anë.
  8. I shërbeni menjëherë me shurup panje sipër. Ju bëftë mirë!