MENU
klinika

"Receta e mamit"

Si të gatuajmë kek me arra?

18.02.2020 - 09:51

Kek me Arra dhe krem mascarpone është një ëmbëlsirë me shumë shije. Përbërja e mbushjes me arra dhe pamja që merr, e bëjnë të përsosur për të gjitha rastet. Përgatitja e kësaj torte nuk është e vështirë dhe rezultati është i pabesueshëm.

Përbërësit

  • 250 gr miell
    250 gr sheqer
    270 gr gjalpë
    100 gr arra të qëruara
    3 kokrra vezë
    1 pako maja për fryrje
    1 pako esencë vanilje
    Për mbushjen
    400 gr djathë mascarpone
    150 ml panna e freskët
    20 gr arra të grira
    100 gr sheqer pluhur

Përgatitja

  1. Për të përgatitur kek me arra si fillim duhet të rrahim në një mikser kuzhine gjalpin së bashku me sheqerin. Masa duhet të jetë në formë shkume. Kujtojmë që gjalpi duhet të jetë në temperaturë ambienti.
  2. Në hapin tjetër shtojmë vezët edhe këto në temperaturë ambienti. Vezët duhet ti hedhim njëra pas tjetrës. Më pas shtojmë arrat e grira dhe e trazojmë me kujdes masën.
  3. Shtojmë më pas miellin ku kemi hedhur majan për ëmbëlsira, së bashku me esencën e vaniljes. E trazojmë derisa masa të jete e njëtrajtshme dhe pa kokrriza.
  4. Një tavë më diametër rreth 24 cm, e lyejmë me gjalpë dhe e spërkasim pak me miell, me pas hedhim brumin e përgatitur për kek me arra.
  5. Ëmbëlsirën Kek me Arra e vendosin në furrë të nxehur me parë në temperaturën 180°C për rreth 35 minuta.

Kremi me mascarpone

  1. Rrahim panna për ëmbëlsira me një rrahës elektrik ose me rrahësen e vezëve. Që panna të fryhet duhet të sigurohemi që ena të jetë e ftohtë.
  2. Shtojmë sheqerin derisa të arrijmë një masa të qëndrueshme. Shtojmë më pas djathin mascarpone dhe gjithashtu arra të grira.
  3. Pasi kek me arra është pjekur, e lëmë të ftohet dhe më pas e presin në mes. E mbushim me kremin e përgatitur dhe spërkasim arra të tjera në anë të saj. Vendosim sipas dëshirës disa arra të plota sipër.
  4. Ëmbëlsira kek me arra është gati. E presim në feta dhe e shijojmë në raste speciale me të dashurit tanë.

Ju bëftë mirë!