MENU
klinika

"Receta e mamit"

Si të gatuani omëletën franceze, perfekte për mëngjesin!

19.02.2020 - 22:11
Kjo recetë omëlete franceze është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur. Mbushur me djathë dhe proshutë, ajo ka vërtetë një shije të mrekullueshme, ideale për një mëngjes të shëndetshëm.
Përbërësit
  •  vezë
  • 2 lugë gjelle ujë
  • 1/8 lugë gjelle kripë
  • piper i zi
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1/4 gotë djathë
  • 1/4 gotë proshutë (e copëtuar)

Përgatitja

  1. Shtoni vezët, ujin, kripën dhe piperin e zi në një tas të vogël. Përziejini mirë të gjithë përbërësit që të kombinohen plotësisht me njëri – tjetrin.
  2. Copëtoni djathin dhe proshutën dhe shtojini në një tas.
  3. Ndërkohë, në një tigan shtoni gjalpin dhe vendoseni në zjarr të shkrijë në temperaturë mesatare.
  4. Shtoni në të masën e përgatitur me vezë dhe lëvizni ngadalë skajet e omëletës në mënyrë që vezët e pagatuara të prekin sipërfaqene e nxehtë.
  5. Në gjysmën e vezëve shtoni masën me djathë dhe proshutë. Më pas, paloseni omëletën, dhe vendoseni në pjatë me kujdes.
  6. Serviret e ngrohtë.