MENU
klinika

"Receta e mamit"

Si thoni për një tortë të kripur?

24.02.2020 - 19:47
Një nga ato tortat e shëndetshme ama. Hidhi një sy recetës së radhës!
Koha e përgatitjes: 15 minuta
Koha e gatimit: 25 minuta
Persona: 4
INGREDIENTËT
  • 1 kg spinaq
  • 4 patate te ziera
  • 200 gram rikota
  • 150 gram kërpudha
  • 150 gram djath gouda
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 tufë majdanoz
  • vaj ulliri
  • kripër, piper
  • pak rigon

UDHËZIMET

  1. Në dy tenxhere veç e veç ziejmë patatet dhe spinaqin.
  2. Pasi patatet të ziejnë i qërojmë dhe i shtypim për t’i bërë pure. Ndërkohë që spinaqin e shtrydhim mirë me dorë derisa t’i ikë komplet uji.
  3. Tek tasi ku kemi bërë pure patatet, shtojmë kripë, piper, majdanoz, rigon, vaj ulliri dhe e përziejmë mirë.
  4. Merrni një tavë ( mundësisht rrumbullake) dhe shtroni në të purenë e patateve.
  5. Tek ena ku keni spinaqin e grirë imët, shtoni rikotën, hudhrat e copëtuara, kërpudhat. I përzieni mirë dhe shtroni gjysmën tek tava. Përhapeni mirë.
  6. Shtoni djathin gouda. Tani shtoni pjesën tjetër të mbetur të spinaqit.
  7. Në fund shtoni djathë. E fusni në furrë tortën e kripur për 30 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë.