MENU
klinika

"Receta e mamit"

Si t’i bëjmë vetë specat me gjizë

01.02.2020 - 08:19

Koha e përgatitjes: 15 minuta 

Koha e gatimit: 15 minuta

Receta për: 4 persona
Me uljen e temperaturave specat me gjizë janë një ndër recetat më të mira që mund të përgatisni këto kohë. Ato do ju hapin oreksin dhe do të kënaqin shijet e të gjithë familjes suaj!

INGREDIENTËT

  • 10 speca
  • 250 gram djathë
  • 100 gram gjizë
  • 2 lugë gjelle kos
  • 1 litër qumësht
  • 1 lugë kafe kripë
  • 4-5 lugë gjelle kos

UDHËZIMET

  1. Lani mirë specat, i hiqni bishtat dhe farat. Në një enë përzieni djathin, gjizën dhe kosin. I trazoni mirë dhe mbushni me të specat.
  2. Merrni një kavanoz qelqi dhe vendosni njëra pas tjetrës specat e mbushura. Ngjeshini mirë me dorë.
  3. Në një tenxhere vendosni qumështin për t’u ngrohur. Shtoni edhe 5 lugë gjelle kos dhe e përzieni mirë.
  4. Masën ia shtoni specave dhe e mbyllni mirë enën. E lini në kuzhinë në temperaturën e ambientit dhe të nesërmen i ruani në frigorifer.
  5. Pas 2 javësh specat janë gati për t’u konsumuar.

Ju bëftë mirë!