MENU
klinika

"Receta e mamit"

Sot duhet të provoni pastiçen me djathë e salcë beshamel!

10.02.2020 - 09:54

Një version për tu provuar i recetës pastiçe djathë e salce beshamel. E përgatitur në këtë mënyrë pastiçe merr një shije karakteristike dhe masë si krem ndryshe nga pastiçe klasike.

Përbërësit:

  • 500 gr makarona të gjata
    400 ml qumësht
    3 kokrra veze
    1 verdhë veze
    150 gr djathë i bardhë
    200 gr djathë parmixhano ose djathë kaçkavall
    kripë
    piper
    Për salcën beshamel
    70 gr gjalpë
    50 gr miell
    350 ml qumësht
    arrë moskat
    kripë

Përgatitja:

  1. Në një enë rrahim vezët, shtojmë djathin e bardhë, pak kripë dhe qumështin
  2. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit.
  3. Ndërkohë në një enë tjetër hedhim ujin për të zierë makaronat.
  4. Pasi uji ka marrë valë, shtojmë kripën dhe më pas makaronat. Makaronat i lëmë në zjarr jo më shumë se 5 minuta.
  5. Fillojmë përgatitjen e salcës beshamel. Qëllimi i salcës është ti japi ngjyrë të bukur tavës më pastiçe djathë e të shtojë atë shije karakteristike të beshamelës.
  6. Marrim një enë, ku hedhim gjalpin, miellin, i trazojmë për të eliminuar formimin e kokrrizave, duke parë që ndryshon ngjyrë fikim zjarrin, shtojmë qumështin dhe arrën moskat.
  7. Trazojmë deri sa të tretet mielli e të kemi një mase pa kokrriza e të lëngshme. E lemë për pak minuta në zjarr duke vazhduar trazimin pa ndalim.
  8. Pasi janë ziere makaronat i kullojmë dhe shtojmë te ena ku është masa e përgatitur më parë me vezë e qumësht.
  9. Marrim tavën e lyejmë me gjalpë, shtojmë makaronat me masën e tyre dhe hapim në mënyrë njëtrajtshme.
  10. Sipër masës shtrojmë salcën beshamel dhe djathin e grirë.
  11. Tavën pastiçe djathë e beshamel e fusim në furrë me 180 gradë për 30 minuta, duke parë vazhdimisht por pa hapur furrën.
  12. Kur tava të marri sipër ngjyrë të verdhë në të artë, mund ta heqim nga furra.
  13. Pastiçe djathë e salcë beshamel është gati. Presim të ftohet dhe e shërbejmë të prerë në copa.

Ju bëftë mirë!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Metoda natyrale... për ty dhe githë familjen

3 receta për t’u shëruar nga gripi…me mjaltë