03.02.2020 - 15:48
Receta për: 4 persona
Nëse jeni duke u menduar për vaktin e rradhës, kjo recetë padyshim që duhet të jetë e para në listën tuaj!
INGREDIENTËT
- 4 speca (mundësisht me ngjyra të ndryshme)
- 200 gram mish pule të copëtuar
- 125 gram domate të thara
- 1 tufë borzilok të freskët
- 1 lugë kafe hudhër pluhur
- 150 gram pomodorini
- 200 djathë burrata
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
UDHËZIMET
- Fillimisht parangrohni furrën në 200 gradë celsius.
- Lani mirë specat, i ndani përgjysmë dhe i pastroni nga farat. I radhisni njëra pas tjetrës në një tavë.
- Merrni një enë dhe bashkoni në të mishin e pulës të gatuar paraprakisht, erëzat, vajin e ullirit dhe hudhrën. I përzieni mirë dhe mbushni me to specat.
- I fusni në furrë për 10-12 minuta. Mund t’i mbani dhe më gjatë në varësi sesa të pjekur e doni specin tuaj.
- Sapo të jenë gati, i shërbeni në pjatë duke i shoqëruar me pomodorini dhe djathin e shijshëm burrata.
Ju bëftë mirë!
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Është një domosdoshmëri