10.02.2020 - 19:53
Receta për: 2 persona
Përgatiten kollaj dhe janë ideale për pasditet tuaja. Shijojnë kaq shumë me një gotë verë ose birrë!
INGREDIENTËT
- 10 speca të vegjël
- ½ gotë me djathë çedar
- ½ filxhan me fasule konservë (të kulluara dhe të thara mirë)
- 2 lugë gjelle panna kuzhine
- 1 avokado e shtypur mirë
- 1 qepë e njomë e grirë imët
- Erëza të përziera kuzhine
UDHËZIMET
- Specat i lani mirë, i ndani përgjysmë dhe i pastroni nga farat.
- I shtoni secilës pak nga erëzat e përziera, pak fasule dhe pak djathë çedar të grirë imët.
- I fusni në furrë për 5 minuta dhe më pas i hiqni.
- I shtoni secilit spec, pak panna dhe qepë të njoma.
- I servirni në një pjatancë duke i shoqëruar me avokadon e bërë pure.