07.02.2020 - 16:39
Receta për: 4 persona
INGREDIENTËT
- 500 gram spinaq
- 300 djathë djathë parmixhano
- 7-8 speca
- 200 ml ajkë qumështi
- 1 lugë kafe hudhër pluhur
- 1 tufë borzilok
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
UDHËZIMET
- Lani mirë spinaqin, kriposeni dhe shtypeni me duar.
- Vendoseni për ta skuqur në një tigan me vaj ulliri. Sapo të bie volumi i shtoni qumështin, borzilokun, djathin, hudhrat dhe i trazoni mirë.
- Në një tavë vendosni specat dhe i mbushni me masën që përgatitët.
- Shtypeni mirë mbushjen në mënyrë që të mos dalë jashtë gjatë pjekjes.
- I spërkasni edhe njëherë me vaj ulliri dhe në fund i fusni në furrë për 25 minuta në temperaturë 180 gradë.
- Specat e mbushur janë gati!