MENU
klinika

The Wall Street Journal

Sulme kibernetike/ Kriminelët vodhën të paktën $4.3 mld

12.02.2020 - 11:31

Vitin e kaluar, kriminelët vodhën të paktën 4.3 miliardë dollarë në monedha virtuale, sipas The Wall Street Journal, duke cituar një studim të Chainalysis. Në dy vitet e mëparshme, kjo shumë nuk kaloi 3 miliardë dollarë. Në vitin 2017, mënyra më e popullarizuar për të vjedhur para ishte përmes ofertave fillestare të monedhave ndërsa në 2018 përmes sulmeve kibernetike nga hakerat. Vitin e kaluar, rreth 90% e totalit ishin vjedhur duke përdorur piramida financiare.

Rasti klasik i piramidës është platforma PlusToken, ku u premtuan rritje të ardhurash investitorëve të papërvojë të cilët mezi prisnin të pasurohen shpejt me paratë dixhitale. PlusToken filloi të punojë në vitin 2018 si një shkëmbim i decentralizuar dhe portofol kripto i zhvilluar në Korenë e Jugut. Në fakt, zhvilluesi ishte një kompani pak e njohur kineze.

Sidoqoftë, pasi kishin blerë monedha virtuale nga PlusToken, përdoruesit zbuluan se faqet ishin në rënie dhe ishte e pamundur të tërhiqeshin paratë e tyre. I gjithë mashtrimi ishte një skemë klasike dhe mashtruesit ishin në gjendje të tërhiqnin më shumë se 2 miliard dollarë në 2018 dhe në gjysmën e parë të 2019, kryesisht nga banorët aziatik. Raste të tjera të ngjashme kanë ndodhur edhe në vende të tjera të botës ku kryesisht janë përfshirë hakerat izraelitë.