MENU
klinika

"Receta e mamit"

Supa e së shtunës, me mish pule, perime dhe oriz

29.02.2020 - 09:00

Koha e përgatitjes: 10 minuta 

Koha e gatimit: 35 minuta

Receta për: 4 persona
Dimri i ftohtë sapo dha sinjalet e para. Prandaj ngrohni shpirtin me një supë të tillë!

INGREDIENTËT

  • 1 pulë
  • 2 litër ujë
  • 1 gjethe dafine
  • 6-7 kokrra piper
  • 1 degë rozmarinë
  • 1 degë selino
  • 1 karotë
  • 1 qepë
  • ½ presh
  • 1 filxhan oriz
  • lëkura dhe lëngu i 2 limonëve
  • 2 të verdha veze
  • Kripë, piper

UDHËZIMET

  1. Fillimisht ndajmë pulën nga kockat dhe mishin e presim në kubikë të vegjël.
  2. Kockat i vendosim të ziejnë në ujë të ftohtë me një gjethe dafine, kripë, piper kokërr, rozmarinë dhe selino.
  3. I lemë kockat të ziejnë në temperaturë të ulët për 30-40 minuta.
  4. Kullojmë lëngun dhe shtojmë në të mishin dhe perimet e prera, e lemë sa të marrë valë dhe më pas shtojmë dhe orizin.
  5. Vazhdojmë zierjen duke ulur temperaturën për 20-25 minuta.
  6. Rrahim të verdhat e vezëve, shtojmë lëkurën dhe lëngun e limonit dhe e rregullojmë me pak lëng nga supa.
  7. E hedhim masën e përgatitur në tenxhere, e lëmë 2-3 minuta në temperaturë të sobës dhe është gati për ta servirur me pak majdanoz të freskët.