MENU
klinika

"Receta e mamit"

Supa turke me oriz dhe kos

25.02.2020 - 15:17

Koha e përgatitjes: 10 minuta 

Koha e gatimit: 15 minuta

Receta për: 4 persona
Të gjithë përbërësit i ke në kuzhinë, prandaj nuk ka justifikime. Çohu dhe nis nga puna për përgatitjen!

INGREDIENTËT

  • 1/2 gotë uji me oriz
  • 1.5 litër ujë
  • 1 vezë
  • 2 gota kos
  • 1 lugë gjelle miell
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • pak nenexhik
  • kripë

UDHËZIMET

  1. Pastroni orizin dhe vendoseni të ziejë në një tenxhere me ujë.
  2. Ndërkohë në një tas përzieni mirë vezën, kosin dhe miellin.
  3. Shtoni 1 garuzhde nga lëngu i orizit (i nxehtë).
  4. Pasi e keni përzierë mirë, ia shtoni tenxheres ku keni orizin.
  5. E lini supën të marrë një valë duke e përzierë herë pas here.
  6. Rregullojeni shijen e supës me kripë sipas dëshirës.
  7. Pas 10 minutave, në një tigan skuqni gjalpin me nenexhikun dhe ia shtoni supës.
  8. I përzieni mirë, e hiqni supën nga zjarri dhe e shërbeni të ngrohtë. Ju bëftë mirë!