24.02.2020 - 16:46
Receta: 4 persona
Forconi imunitetin tuaj me recetat e duhura. Dhe ku ka më mirë sesa një supë me spinaq në këtë drejtim?
INGREDIENTËT
- 500 gram spinaq
- 1 qepë e njomë
- 2 thelpi hudhra
- 1 tufë kopër
- 1 tufë majdanoz
- 1 limon
- Kripë, piper
- Vaj ulliri
UDHËZIMET
- Në një tenxhere me vaj ulliri skuqni qepën e njomë të grirë imët.
- Shtoni spinaqin që duhet ta keni larë dhe shtrydhur mirë.
- I përzieni vazhdimisht duke i shtuar kripë dhe piper dhe hudhrat e grimcuara.
- Tani shtoni 4 gota lëng perimesh ose 4 gota ujë dhe 1 vegetë perimesh.
- E lini sa supa të marrë një valë.
- Më pas e hiqni nga zjarri dhe i kaloni sipër një blender dore për ta bërë kremoze.
- I shtoni koperin e grimcuar dhe majdanozin. Provojeni për kripën.
- E lini edhe për 5 minuta të tjera në zjarr dhe më pas e shërbeni të ngrohtë. Ju bëftë mirë!