MENU
klinika

"Receta e mamit"

Supë kremoze me lulelakër. E lehtë dhe plot vlera ushqyese!

19.02.2020 - 09:36
Koha e përgatitjes: 10 minuta 
Koha e gatimit: 45 minuta
Receta për: 6 persona
Kjo supë vegjetariane e ka origjinën nga Amerika dhe një racion ju jep vetëm 130 kcal. Përse të mos e provojmë?

INGREDIENTËT

  • 1 lulelakër e madhe
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 lugë çaji shafran pluhur
  • 1 lugë çaji xhinxher
  • 1 qepë e grirë imët
  • 2-3 thelpi hudhër
  • 5 gota me lëng perimesh
  • Kripë, piper të zi për shije
  • ½ tufë majdanoz të copëtuar

UDHËZIMET

  1. Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.
  2. Merrni një tavë dhe vendosni një letër kuzhine.
  3. Lulelakrën e lani mirë dhe e ndani në copa të vogla me dorë.
  4. Sipër e spërkasni me kripë, piper, shafran, xhinxher. I shtoni vaj ulliri dhe i përzieni të gjitha bashkë me dorë.
  5. I fusni në furrë për 25 minuta derisa të marin një ngjyrë kafe të artë nga të dyja anët.
  6. Ndërkohë në një tenxhere në zjarr mesatar, skuqni qepën derisa të zbutet. Shtoni hudhrat dhe i përzieni për 1 minutë.
  7. Tani shtoni copat e lulelakrës së pjekur, lëngun e perimeve dhe i lini të ziejnë. I përzieni vazhdimisht për gati 15 minuta.
  8. I hiqni nga zjarri dhe sipër i kaloni një blender dore për ta bërë supën kremoze.
  9. I shtoni pak kripë e piper për të rregulluar shijen, nëse ka nevojë.
  10. Shërbejeni supën e ngrohtë me pak majdanoz të freskët sipër. Ju bëftë mirë!