MENU
klinika

"Receta e mamit"

Supë me pasha qofte, krenaria e kuzhinës gjirokastrite!

28.02.2020 - 16:19

Koha e përgatitjes: 15 minuta 

Koha e gatimit: 25 minuta

Receta për: 4 persona
Gatim special me një shije të mrekullueshme! Unike, e plotë dhe karakteristike, siç janë recetat e kuzhinës gjirokastrite.

INGREDIENTËT

  • 250 gr mish i grirë
  • 1 kokërr qepë
  • 1/2 filxhan çaji me oriz
  • 1 e bardhë veze
  • 1 lugë gjelle gjalpë pa kripë
  • 3 gota me ujë
  • Majdanoz i freskët
  • Kripë, Piper
  • Për përgatitjen e supës: Lëngun e një limoni
  • 1 gotë ujë
  • 2 të verdha vezësh
  • 1 lugë gjalpë i shkrirë ose vaj ulliri

UDHËZIMET

  1. Në një tenxhere hedhim ujin bashkë me orizin dhe i lëmë të zjejnë për 15 minuta. Më pas i heqim nga zjarri dhe orizin e kullojmë nga uji duke e lënë mënjanë në një tas.
  2. Grijmë qepët hollë dhe e hedhim tek tasi ku kemi hedhur orizin e kulluar, shtojmë mishin e grirë, bashkë me të bardhën e vezës, kripën, piperin dhe majdanozin e freskët.
  3. I përziejmë mirë të gjitha bashkë derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. Më pas, njomim duart me ujë dhe ndajmë masën në qoftë të vogla në madhësinë e një kokërr arre.
  4. Nga ana tjetër, hedhim në një tigan dy gota me ujë, pak gjalpë ose vaj ulliri dhe shtojmë me kujdes qoftet duke i lënë të ziejnë në zjarr të ngadaltë për gjysmë ore.
  5. Ndërkohë nisim përgatitjen e supës. Rrahim të verdhat e vezës bashkë me lëngun e limonit dhe ujin dhe në mënyrë të ngadaltë ia shtojmë tenxheres ku kanë zierë qoftët.
  6. I përziejmë më shumë kujdes që të mos prishet forma e qofteve. Tenxheren e heqim nga zjarri dhe e servirim të ngrohtë.
  7. Sipër mund të shtojmë pak gjalpë të shkrirë ose majdanoz të grirë hollë.