29.02.2020 - 11:00
Receta për: 4 persona
INGREDIENTËT
- 1 kg ngjala
- 2 lugë gjelle salcë domatesh të freskët
- 2 kokrra qepë të grira imët
- 1 gotë miell
- 2 lugë gjelle uthull
- ½ gotë ujë
- 3-4 gjethe dafine
- Kripë, piper të zi kokërr
- Vaj ulliri ose luledielli për skuqje
UDHËZIMET
- Lani dhe pastroni mirë ngjalat.
- I lyeni me kripë, miell dhe i vendosni për t’i skuqur në një tigan.
- Pasi i keni skuqur i lini mënjanë. Në tiganin ku skuqët ngjalat, vendosni për të skuqur hudhrat, më pas qepën, uthullën dhe në fund salcën.
- Pasi salca të ketë marrë një valë shtoni 1 gotë ujë. Sapo uji të marrë valë shtoni edhe ngjalat. I lini për 5-7 minuta maksimumi dhe në fund shtoni piper të zi dhe gjethet e dafines.
- I vendosni kapakun dhe servireni të ngrohtë atëherë kur të jeni gati për ta shijuar. Ju bëftë mirë!