24.02.2020 - 16:50
Receta për: 5 persona
Pak mozzarella sipër dhe e sigurt që do të lëpini gishtat!
INGREDIENTËT
- 150 gram djathë mozzarella
- 1 lulelakër, e pastruar dhe e ndarë në copa të vogla
- 200 gram kërpudha
- 2 thelpi hudhra
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- kripë dhe piper të zi për shije
- pak trumzë
UDHËZIMET
- Ngrohni paraprakisht furrën në 200 gradë celsius. Merrni një tavë dhe vendosni në të një letër kuzhine. E spërkasni me pak vaj ulliri.
- Vendosni me rradhë copat e lulelakrës (pasi i keni larë mirë me ujë të bollshëm).
- Sërish i shtoni sipër secilës vaj ulliri, kripë, piper. I fusni në furrë për 20-25 minuta, derisa të marin një ngjyrë të artë në sipërfaqe.
- Ndërkohë që një tas kombinoni kërpudhat me kripë, piper, hudhra. I trazoni mirë.
- I vendosni edhe këto për t’i pjekur në një tjetër tavë, me letër kuzhinë poshtë vetëm për 10 minuta.
- Pasi të dyja masat të jenë gati, i nxirrni nga furra dhe kërpudhat ia shtoni sipër lulelakrës.
- Shtoni djathin dhe e vendosni në furrë për 3 minutat e fundit, derisa djathi të ketë shkrirë.
- Në përfundim i shtoni trumzën e grirë hollë dhe tava me lulelakër e kërpudha është gati. Ju bëftë mirë!