MENU
klinika

"Receta e mamit"

Tavë me patate të zhytura në salcë limoni

27.02.2020 - 16:42

Koha e përgatitjes: 10 minuta 

Koha e gatimit: 30 minuta

Receta për: 4 persona
Sekreti i kësaj tave të thjeshtë, por shumë të shijshme qendron tek erëzat. Detajet jua thotë receta, prandaj mos nguroni t’i hidhni një sy!

INGREDIENTËT

  • 5 patate të mëdha
  • 1 tufë majdanoz e grirë imët
  • Për salcën: 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 filxhan qumësht
  • ¼ filxhan me ujë
  • 1 lugë gjelle me miell
  • 2 lugë gjelle lëng limoni
  • Pak kripë për shije

UDHËZIMET

  1. Qëroni patatet dhe i prisni në feta të holla rrumbullake.
  2. I radhisni në një tavë sipër njëra tjetrës.
  3. I shtoni sipër pak kripë dhe majdanoz.
  4. Pasi i keni përzierë pak me duar, i shtoni sipër salcën.
  5. Tani i fusni në furrë për 30-35 minuta derisa patatet të zbuten tërësisht. Shijojini të ngrohta!