MENU
klinika

"Receta e mamit"

Tavë me pulë dhe salcë kremoze kërpudhash

25.02.2020 - 15:14

Koha e përgatitjes: 10 minuta 

Koha e gatimit: 20 minuta

Receta për: 6 persona
Kremoze, e shijshme dhe e ulët në karbohidrate. Shkurt, duhet ta provoni!

INGREDIENTËT

  • 6 gjokse pule (ose 1 pulë e ndarë në disa pjesë)
  • 2 lugë gjelle vaj luledielli
  • Kripë, piper
  • 2 lugë gjelle miell
  • ½ lëng limoni
  • Për salcën e kërpudhave:
  • 8 kërpudha të prera në feta-feta
  • 3 lugë gjelle gjalpë
  • 6 thelpi hudhra të grimcuara
  • 1 filxhan pana
  • 1 gotë ujë ose lëng perimesh
  • Kripë, piper të zi të freskët
  • Rigon
  • 1 lugë gjelle qepë pluhur
  • ½ filxhan me djathë parmigiano të grirë imët

UDHËZIMET

  1. Lyeni mishin e pulës me miell. Në një tigan me pak vaj dhe në nxehtësi mesatare, skuqni gjoksin e pulës nga të dyja anët për 5-6 minuta.
  2. I shtoni sipër lëng limoni. I mbuloni me letër alumini dhe i lini mënjanë në një tas.
  3. Në të njëjtin tigan shtoni kërpudhat, hudhrat dhe gjalpin. I përzieni për 3-4 minuta.
  4. Shtoni panën, ujin, erëzat dhe i vendosni kapakun sa të marrë një valë. Masa duhet të trashet pak.
  5. Tani i shtoni copat e pulës në të gjithë sipërfaqen e tavës dhe djathin parmigiano.
  6. Shërbejeni të ngrohtë dhe shijojeni!