MENU
klinika

"Receta e mamit"

Kjo është receta për patëllxhanët e skuqur më të shijshëm që keni provuar

02.02.2020 - 18:03

Patëllxhanët e skuqur, një recetë e shijshme që mund të shijohen si antipastë apo sallatë shoqëruese. Ka disa mënyra për t’i bërë ata sa më të veçantë dhe për t’i shijuar gjatë gjithë verës. Po ju tregojmë  një recetë:

Patëllxhanë të skuqur të kaluar në bukë

Le të shohim si përgatiten patëllxhanët e skuqur të kaluar në bukë. Në vend të peksimadheve (bukë e thekur e grirë), mund të përdorni miell dhe për intolerantët, një miks miellrash pa gluten.

Përbërësit:

  • 2 patëllxhanë
  • Vaj luledielli
  • 2 vezë
  • Pak kripë
  • Bukë e thekur e grirë (peksimadhe)

Përgatitja:

  • Lani dhe thani patëllxhanët
  • Në një tas bashkoni vezët dhe përziejini me pirun derisa të bardhat e të verdhat të njëtrajtësohen me njëra-tjetrën.
  • Prisni patëllxhanët në feta me trashësi 1 cm dhe kalojini tek vezët.
  • Në një pjatë hidhni peksimadhet ose miellin dhe kalojini patëllxhanët e lyer me vezë derisa të mbulohen mirë.
  • Skuqini në vaj të nxehtë.