MENU
klinika

Project Syndicate

Trump, Çezari i Amerikës…

07.02.2020 - 18:02

Rezultati i gjyqit të Senatit amerikan të Donald Trump, ishte një përfundim i parakohshëm.

Fakti që Trump i shpëtoi ndëshkimit në duart e Senatit tregon se fiksimi i tij me imazhin dhe trajtimi i pamëshirshëm i armiqve janë strategji efektive. Këto na kujtojnë perandorët romakë.

Për ta parë këtë, mjaftojnë librat e Gaius Suetonius Tranquillus.

Duke paraqitur biografitë e 12 perandorëve Romakë, Suetonius tregon sesi këta burra e përdorën fuqinë e tyre të jashtëzakonshme për të kënaqur pasionet dhe egot e tyre, pa marrë parasysh sa të çuditshme ose të pamatur tregoheshin. Suetonius, kryesisht dëshmon shkeljet e perandorëve, si këndimi i Neronit gjatë Zjarrit të Madh. Megjithatë, Suetonius gjithashtu duket se i vlerëson instinktet e tyre politike.

Vetë Çezari i Amerikës duket se ka marrë disa nga mësimet e “udhëheqjes”, të shkruara nga Suetonius.

Për të filluar, duhet gjetur një mënyrë për të fshehur faktin që jeni tullac. Jul Çezar, një burrë i gjatë dhe muskuloz, më shumë nga të gjitha, ishte i pikëlluar për humbjen e parakohshme të flokëve, veçanërisht sepse ajo u jepte kundërshtarëve të tij diçka me të cilën do të talleshin. Çezari gjeti një zgjidhje shumë të mirë: e bindi Senatin që t’i jepte të drejtën për të veshur një kurorë dafine në të gjitha rastet. Madje sa herë që shikonte një burrë të pashëm dhe me flokë të bukur, porosiste që të rruhej menjëherë.

Duke qenë i magjepsur nga muzika dhe duke aktruar që nga fëmijëria, Neroni dëshironte të performonte vetë në skenë. Ai ushtrohej si profesionist, shmnagtte konsumin e frutave që ai mendonte se mund të dëmtonte zërin e tij. Ai madje krijoi një skuadër prej më shumë se 5000 burrash për ta brohoritur atë në teatër.

Tiberius, nga ana tjetër, nuk nuk frikësohej nga asgjë tjetër më shumë se shfaqjet publike. Kishte frikë se turmat, si gazetarët e bezdisshëm sot, nganjëherë do t’i bënin pyetje të vështira.

Së treti, ata nuk e humbasin shansin për të porositur një statujë të vetes. Statujat ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për publicitetin, të ngjashme me reklamat sot.

Për shembull, Caligula urdhëroi që statujat më të famshëm të perëndive Greke të silleshin në Romë me kokat e tyre të hequra në mënyrë që të mund të ngjitej e tija. Dhe Nero krijoi një statujë të vetvetes, e cila ishte e gjatë 120 metra e gjatë.

Së katërti, promovoni arritjet tuaja. Në mendjen e vet Nero, arritja e tij më e madhe ishte turneu i tij njëvjeçar në Greqi, të gjitha festivalet, përfshirë Olimpiadën. Jo më kot, ai gjithnjë zuri vendin e parë.

Mësimi i fundit është t’i mbani miqtë tuaj afër, por armiqtë tuaj edhe më afër.

Për shembull, Jul Cezari, vuri skllevërit e tij shtëpiakë, si përgjegjës për të ardhurat e shtetit. Tiberius ishte më dinak. Pasi e kuptoi që koka e forcave të tij të sigurisë po komplotonte kundër tij, ai i premtoi martesë në familjen perandorake. Trump ka bërë diçka të ngjashme.

Fundet e tyre kanë qenë tragjikë. Jul Çezar u plagos me thikë, dhe Caligula u vra nga një oficer. Nero, pasi humbi gjithë mbështetjen, vrau veten me ndihmën e sekretarit të tij. Vetëm Tiberius duket se ka vdekur natyrshëm. Ose mbase jo: ka thashetheme që qarkullojnë se ai mund të jetë helmuar nga pasardhësi i tij, Caligula.

Trump i mbijetoi hetimit. A do t’i mbijetojë edhe zgjedhjeve të nëntorit? Dhe, a po shfaqen Çezarë të rinj? Këto janë pyetje që të gjithë amerikanët tani duhet t’i bëjnë vetes.

Josiah Osgood, Profesor në Universitetin Georgetown, është autori, së fundmi, i “Si mund të jesh një Perandor i keq: Një Udhëzues i lashtë për udhëheqësit me të vërtetë të tmerrshëm”.

Përkthyer dhe përshtatur nga Project Syndicate/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN