MENU
klinika

"Receta e mamit"

Vetëm 3 përbërës për të shijuar një djathë shtëpie

10.02.2020 - 19:44

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 10 minuta

Receta: 4 persona
Jua kishte marrë mendja? Pa provojeni njëherë këtë metodë që sugjeron Neps.al sepse nuk do të zhgënjeheni!

INGREDIENTËT

  • 1.5 litër qumësht
  • 3 lugë gjelle uthull
  • 1 lugë çaji kripë

UDHËZIMET

  1. Në një tenxhere në zjarr mesatar vendosni qumështin për të zierë.
  2. E trazoni vazhdimisht dhe sapo të marrë valë do i shtoni uthullën.
  3. Do të shikoni që qumështi do të prihet.
  4. Vazhdoni ta përzieni vazhdimisht me lugë druri dhe pas 5 minutash e hiqni nga zjarri.