MENU
klinika

"Rrezik për mjekët dhe pacientët”

Basha akuza për maskat e skaduara, Rama i përgjigjet shkurt

10.03.2020 - 15:53

Pas deklaratës së kryetarit të PD-së Lulzim Basha se maskat që përdorin mjekët kundër koronavirusit janë të skaduara, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një mesazhi në ‘Twitter’ Rama, duke shigjetuar liderin e opozitës shkruan se në vendin tonë ka vetëm një palë maska të skaduara, ato që nuk ndalen së kërkuari pushtet me shifje.

“Ka vetëm një palë maska të dëmshme në Shqipëri: Maskat e atyre që dhe kur ky vend lufton me jetën nën gërmadhat e tërmetit apo me një virus kërcënues për planetin, s’ndalen së kërkuari pushtet me shpifje, sherr, rrëmujë! Po përsëri Shqipëria do t’ia dalë sepse shqiptarët s’janë vetëm!”, shkruan Rama. Basha sulmoi ashpër qeverinë, pasi sipas tij, personeli shëndetësor po punon me maska të skaduara, duke rrezikuar jo vetëm jetën e tyre, por duke u bërë edhe burim i përhapjes së virusit te qytetarët.

“Nuk është koha për panik, por është koha për kujdes. Kjo është një thirrje për të rritur kujdesin. Nëse vihemi në panik nuk do të mund të kujdesemi as për veten tonë, as për familjarët tanë dhe kryesisht për të moshuarit, që kanë më shumë nevojë. Është shumë e rëndësishme që të ndiqen me përpikëri këshillat e mjekëve, duke shmangur sa të jetë e mundur grumbullimet. Mburoja e vetme kundër këtij virusi janë shërbimet shëndetësore. Dua të ndaj një shqetësim të jashtëzakonshëm. Personeli shëndetësor rrezikon me maska të skaduara. Ata kthehen në viktimat e para dhe transmetues të virusit te qytetarët. Kjo është papërgjegjshmëri totale. Spitalet janë totalisht të papërgatitura për fluksin, e kam fjalën për ata që do kenë nevojë për trajtim në kushte spitalore.

Kapacitetet aktuale nuk kalojnë 120 njësi të përgatitura për të trajtuar 120 të infektuar, që ju kërcënohet jeta. Kjo është kronikë e një dështimi”, tha Basha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-kapiteni kuqezi u drejtohet shqiptarëve

Koronavirusi, Cana këshillon me anë të videomesazhit

"Meta pas shpine, Basha në krah dhe Kryemadhi"

Balla: Aleancë e pështirë kundër reformës në drejtësi

Një ditë pas masave për koronavirusin

Ambasadorja Yuri Kim takim në Kryeministri


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!