MENU
klinika

"Receta e mamit"

Biskotat e karantinës me 4 përbërës dhe gjalpë kikiriku

25.03.2020 - 17:05

Koha e përgatitjes: 10 minuta 

Koha e gatimit: 15 minuta

Receta për: 4 persona

Dita shtyhet më mirë kur ke disa biskota të shijshme në kuzhinë!

INGREDIENTËT

  • 1 filxhan me gjalpë kikiriku
  • 1 gotë miell
  • ¼ filxhan me shurup panje
  • ¼ filxhan me copëza çokollate

UDHËZIMET

  1. Parangrohni furrën në 200 gradë Celsius.
  2. Në një tas bashkoni të gjithë përbërësit dhe i përzieni me një lugë druri.
  3. Merrni një tavë dhe vendosni një letër kuzhine. Filloni e formoni me dorë biskotat në formë rrumbullake dhe i vendosni tek tava me një distancë nga njëra-tjetra.
  4. Sipër i shtypni me ndihmën e një piruni. I piqni për 12-15 minuta dhe shijojini!