16.03.2020 - 15:27
Receta për: 9 persona
Krokante, kremoze, e shijshme dhe një kombinim fantastik i hudhrave me djathin. Mos e lini pa provuar këtë recetë!
INGREDIENTËT
- ½ filxhan me gjalpë pa kripë
- 1/3 filxhan me vaj ulliri
- 1 ½ lugë gjelle me hudhër të freskët të grimcuar
- 1 bukë e bardhë rrumbullake, prerë në kubik të vegjël
- ½ filxhan me djathë të grirë parmixhano
- 1 filxhan çaji me rikota të freskët
- Pak majdanoz të freskët për servirje
UDHËZIMET
- Parangrohni furrën në 200 gradë celsius. Fusni brenda një tavë, ku keni shtruar më parë një letër kuzhinë dhe e keni spërkatur me vaj ulliri.
Në një tigan në zjarr mesatar kombinoni gjalpin, vajin e ullirit dhe hudhrat. I përzieni derisa gjalpi të shkrirë tërësisht. - Bukën e prerë në kubik të vegjël e lini në një tas të madh. Sipër i shtoni masën me gjalpë që përgatitët dhe i përzieni mirë me dorë.
- Më pas i kaloni tek tava që kishit në furrë dhe i lini të piqen për 10 minuta.
- Prisni derisa të bëhen krokante dhe të marin një ngjyrë kafe të artë në sipërfaqe.
- Nxirreni bukën nga furra dhe e spërkasni menjëherë me djathë parmixhano, duke i përzierë sërish të gjitha me dorë aty në tavë.
Tani e kaloni masën në një pjatancë të madhe. Mos harroni t’i shtoni sipër rikotën dhe pak majdanoz të freskët. Ju bëftë mirë!