MENU
klinika

Përgjigjet mjekja e përgjithshme

Fëmija im po kalon fruthin. Çfarë të bëj?

03.03.2020 - 12:21

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje, fëmija im po kalon gjendjen e fruthit. Çfarë të bëj?

Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Fruthi është një sëmundje infektive, shumë ngjitëse, që shkaktohet nga virusi i fruthit. Është një ndër sëmundjet infektive që prek fëmijët.  Frikë duhet të kenë ata prindër, fëmijët e të cilëve nuk e kanë marrë dozën e parë të vaksinës, të MMR-së pra, vaksinës që përfshin edhe fruthin. Të gjithë ata fëmijë, të cilët nuk e kanë bërë vaksinën dhe që në një moment të caktuar paraqiten me një temperaturë shumë të lartë, e cila mund të arrijë edhe deri në 40o, që kanë shumë kollë, që kanë sekrecione të shumta nga hundët, që kanë sy të skuqur dhe që këto simptoma zgjasin 3-4 ditë, dhe më pas shoqërohen me shfaqjen e puçrave në lëkurë.  Fëmija shtrohet në spital, merr likide për t’u hidratuar, merr antipiretikë që janë paracetamoli, ibuprufeni që shërbejnë për uljen e temperaturës dhe trajtohet me antibiotikë vetëm në rastin e mbivendosjes së një infeksioni bakterial, pra kur kjo situatë komplikohet.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mund të bëhet sëmundje serioze

Fruthi/ ISHP: Vaksinoni fëmijët