MENU
klinika

"Receta e mamit"

Fileto merluci në tavë me domate dhe erëza

07.03.2020 - 08:45

Koha e përgatitjes: 20 minuta

Koha e gatimit: 25 minuta

Receta për: 4 persona
Kur shoh receta të tilla bindem edhe njëherë tjetër se një ndër kënaqësitë më të mëdha të jetës është të ngrënit mirë!

INGREDIENTËT

  • 1 qepë e grirë imët
  • 2 thelpi hudhra të grimcuara
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 6-7 domate qershizë
  • ½ filxhan me lëng pule
  • Kripë, piper të freskët të zi dhe të kuq
  • 1 lugë çaji sheqer
  • 4 lugë gjelle gjalpë pa kripë
  • Borzilok dhe majdanoz të freskët të grimcuar
  • Për fileton e merlucit: 4 fileto të pastruara paraprakisht
  • 1 limon
  • Kripë, piper të zi të freskët

UDHËZIMET

  1. Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën dhe hudhrat. I përzieni për 5 minuta.
  2. I shtoni domatet e prera përgjysmë, lëngun e pulës, pak kripë, piper të zi, të kuq dhe sheqerin.
  3. I vendosni një kapak dhe i lini të marrin një valë për 15-17 minuta.
  4. E hiqni tiganin nga zjarri dhe i shtoni sipër gjalpin dhe erëzat e freskëta.
  5. I vini sërish kapakun dhe i lini ashtu.
  6. Ndërkohë parangrohni furrën në 200 gradë celsius.
  7. Merrni një tavë dhe e spërkasni me vaj ulliri. Vendosni filetot e merlucit dhe i spërkasni me kripë e piper.
  8. I shtrydhni sipër limonin, e mbuloni tavën me një letër alumini dhe e fusni në furrë për 12-18 minuta.
  9. Koha e pjekjes varet edhe nga trashësia e filetos, kështuqë kontrollojeni herë pas here.
  10. Kur koha të ketë kaluar, e nxirrni tavën jashtë dhe i shtoni sipër salcën që përgatitët më parë.
  11. E mbuloni sërish me letër alumini dhe e lini në temperaturë ambienti për disa minuta, para se ta shërbeni.
  12. Shërbejeni të ngrohtë duke i shtuar sipër erëzat tuaja të preferuara. Ju bëftë mirë!