11.03.2020 - 15:59
itjes: 15 minuta
Receta për: 4 persona
Super praktike në përgatitje, super e shijshme!
INGREDIENTËT
- 3-4 fileto pule
- 2-3 domate
- 1-2 thelpi hudhër
- 1-2 lugë gjelle salcë domateje
- 100-150 gram djathë
- 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
- Kripë, piper të zi e të kuq
UDHËZIMET
- Filetot e pulës i presim në feta të holla në drejtim të kundërt të fijeve.
- Grijmë hudhrat në rende dhe i bashkojmë me salcën e domates ku shtojmë vaj ulliri, kripë, piper të zi dhe piper të kuq.
- Lyejmë filetot e pulës me salcën e përgatitur dhe i vendosim në një tavë.
- Shtojmë mbi filetot, domatet e prera në feta.
- E spërkasim në fund të gjithë sipërfaqen e tavës me djathë të grirë në rende dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë për 20-25 minuta. Ju bëftë mirë!