MENU
klinika

"Receta e mamit"

Fileto pule të gatuara me salcë limoni, gjalpë dhe majdanoz

09.03.2020 - 17:47

Koha e përgatitjes: 5 minuta

Koha e gatimit: 25 minuta

Receta për: 4 persona
Erëzat, kryefjala e pjatave të shijshme!

INGREDIENTËT

  • 4 fileto të holla pule
  • Kripë, piper të zi
  • 1 lugë gjelle miell misri
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 3 thelpi hudhra të grimcuara
  • 1 gotë lëng pule
  • 2 lugë gjelle lëng limoni
  • 1 tufë majdanoz e grimcuar

UDHËZIMET

  1. Marinoni filetot e pulës me kripë dhe piper.
  2. I vendosni për t’i skuqur në një tigan me vaj ulliri për 3-4 minuta nga secila anë.
  3. Më pas i kaloni filetot në një pjatë ku keni vendosur më parë një letër kuzhine.
  4. Ndërkohë në të njëjtin tigan shtoni gjalpin, hudhrat dhe i përzieni për 30 sekonda.
  5. Shtoni lëngun e pulës, miellin e misrit dhe lëngun e limonit. E rrisni pak nxehtësinë dhe i lini për 3-4 minuta.
  6. Më pas shtoni filetot e pulës dhe i lini në zjarr derisa salca të trashet pak, për gati 15 minuta.
  7. I shtoni pak kripë e piper nëse është nevoja. Shërbejini të ngrohta me pak majdanoz dhe feta limoni sipër. Ju bëftë mirë!