MENU
klinika

Garanton transparencë

Fondet për rindërtimin/ Rama: BE të jetë më e shpejtë se zakonisht

04.03.2020 - 12:54

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot Komitetin Shtetëror të Rindërtimit, ku vuri theksin te transparenca e fondeve në procesin e rindërtimit pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

Ndërsa falënderoi donatorët për kontributin, Rama tha se do të kemi katër palë sy që do të monitorojnë procesin, ndërsa kërkoi nga BE të jetë më e shpejtë se zakonisht, pasi sikundër u shpreh përtej procedurave, strehimi e shkollat nuk mund të presin gjatë.

“Ju mund të sillni këtu mjaft njohuri falë ekspertizës së jashtëzakonshme. Në ambicien tonë rikonstruksioni nuk është një politikë strehimi që duhet zbatuar, por është një mundësi e re për vendin që të ecë me shpejtësi të re drejt një situate më të mirë ekonomikë, urbane e sociale.

Kjo është arsyeja pse programi është në ndihmë të nevojës së njerëzve për t’u kthyer në një cati për ti dhënë një jetë më të mirë në komunitetet e tyre, jo duke rindërtuar shtëpitë. Kjo nënkupton jo vetëm shtëpi, por edhe shkolla e kopshte, e po kështu edhe një ndërlidhje më të mirë me qendrën e bashkive të tyre. Ndërkohë që flasim, sfida me të cilën përballemi është e pranishme. Donim të siguroheshim që cilado të ishte rezultati i konfenreces se donatorëve, qeveria do kujdesej për strehimin, shkollat e personat me kujdes shëndetësor. Dua të theksoj, përvoja ka treguar që donatorët janë njerëz të vështirë, të punosh me ta të ndërlikon jetën e shndërrohet në ferr kur duhet te kordinosh punen mes tyre e me qeverine. Kjo është arsyeja pse e vlerësoj këtë komitet, një falenderim nga zemra për ju sepse shpresoj se jeni të përgatitur të bëni një bashkërendim mes jush edhe me ne.

Më lejoni një shembull të thjeshtë, erdhët në Bruksel me zemrën plot, dhe premtuar shumë, por përpara premtimit, asnjëri nuk kish folur me tjetrin dhe të gjithë e kishim konceptuar këtë kontribut me diçka konkrete si psh shkolla, ujësjellës sfida është që të gjitha këto të bëhen bashkë. ne duhet të sigurohemi që kemi atë që na duhet dhe pjesa tjetër të shkojë diku tjetër, pokjo diku tjetër duhet të vendoset bashkërisht. Kjo jo vetëm kur vendoset se cfarë do të bëhet, por edhe se si do të bëhet duhet të jemi bashkë. Nuk dua thjesht që paratë e taksapaguesve tuaj të shpenzohen në mënyrën e duhur, por dua gjithashtu që edhe paratë e taksapaguesve shqiptarë të shpenzohen si duhet, ndaj kam ngritur akademinë e transparencës, për t’i shtuar sy procesit të tenderimit. Do të kemi katër palë sy që do të monitorjnë.

Disktuam edhe mënyrën si do të bëjmë përpara. Kështu, kjo ishte kemi një ekip të tërë që është gati, ka njohuri për planifikimin kemi një rrjet të tërë njerëzish e institucionesh që zbatimi të jetë në rregull, tashmë me këtë palë të tretë, duhet të synojmë vetëm një gjë, suksesin, dështimi nuk duhet të bëjë pjesë në historinë e rindërtimit. Do e bëjmë realitet, BE duhet të jetë më i shpejtë se zakonisht, koha është thelbësore, procedurat duhen respektuar, por ndonjëherë janë kaq të gjata që natyrisht mund të bëhet fjalë për projekte të tjera, po jo kur bëhet fjalë për shtëpi e shkolla.”, u shpreh Rama.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!