MENU
klinika

"Receta e mamit"

Fritatë me patate në furrë

27.03.2020 - 16:44

Koha e përgatitjes: 15 minuta

Koha e gatimit: 25 minuta

Receta për: 4 persona

INGREDIENTËT

  • 400 gram patate
  • 50 gram bukë e thekur e grirë
  • 50 gram djathë grana
  • 6 vezë
  • kripë, piper
  • vaj ulliri ekstra i virgjër
  • rigon i freskët
  • Për të lyer tepsinë: Vaj ulliri ekstra i virgjër
  • bukë e thekur e grirë

UDHËZIMET

  1. Lani dhe qëroni patatet. Pritini fillimisht në feta të trasha e më pas në kubikë të vegjël. Në një tas rrihni vezët, shtoni kripë dhe piper sipas dëshirës.
  2. Shtoni dhe bukën e thekur të grirë, djathin Grana të grirë, pak rigon si dhe patatet e prera në kubikë.
  3. Merrni një tepsi me anë të larta, lyejeni me vaj, hidhni një shtresë buke të thekur të grirë dhe shtoni përbërjen në të.
  4. Piqeni fritatën në furrë të parangrohur në 170 gradë për 50 minuta.
  5. Kur të ketë marrë ngjyrën e dëshiruar në sipërfaqe, hiqeni nga furra, lëreni të vaket dhe shërbejeni të prerë në copa.