03.03.2020 - 15:12
Receta për: 4 persona
Pothuajse e pamundur, t’i thuash “Jo” kësaj recete!
INGREDIENTËT
- 4 gjokse pule
- 1 tufë spinaq i freskët
- Për marinimin e mishit të pulës:
- 1 lugë çaji spec i kuq pluhur
- ½ lugë çaji kripë
- ½ lugë çaji piper të zi pluhur
- 1 lugë gjelle qepë pluhur
- Për mbushjen:
- 1 filxhan me djathë të grirë mozzarella
- ½ filxhan me domate të thara
- ¼ filxhan me borzilok të freskët
- ½ filxhan me boronica të thara
- Për marinimin e jashtëm: Kripë, piper të zi
- 1 lugë gjelle lëng limoni
- 1 lugë gjelle hudhër pluhur
- ½ lugë çaji spec i kuq pluhur
- 1 lugë çaji qepë pluhur
UDHËZIMET
- Ndani gjokset e pulës përgjysmë dhe i marinoni me erëzat e specifikuara tek përbërësit.
- Nga njëra anë e gjoksit të pulës vendosni disa gjethe spinaqi.
- Ndërkohë në një tas përzieni të gjithë përbërësit për mbushjen. I përzieni mirë dhe më pas vendosni nga 3 lugë gjelle tek secili gjoks pule.
- I mbyllni mirë me dorë dhe i ngjeshni. Mund t’i fiksoni edhe me spango ose me stikadent.
- I vendosni për t’i skuqur në një tigan me pak vaj luledielli. Skuqini mirë për 5 minuta nga të dyja anët.
- Më pas i vendosni në një tavë. Sipër i shtoni salcën marinuese dhe i fusni në furrë të piqen për 30 minuta në temperaturë 200 gradë.
- Shijojini të ngrohta!