MENU
klinika

Detajet e operacionit

Grabitja në Rinas/ Arrestohen vëllezërit

19.03.2020 - 09:57

Arrestohen në Qerret të Kavajës vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, në kërkim për dy grabitje të bujshme njëra në rrugën e Rinasit dhe tjetra brenda aeroportit. Në një operacion me përfshirjen e 300 forcave policore, vëllezërit Çala u prangosën në një banesë që kishin marrë me qira në këtë zonë.

Policia thotë se u sekuestruan armë zjarri sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete. Operacioni u zhvillua nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore te Policisë Durrës, Tiranë e Elbasan.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar menjëherë për arrestimin e Klement Çalës dhe Eldi Çalës për grabitjen e Rinasit jo vetëm në 2019 por edhe në 2017. Lleshaj shprehet se vëllezërit Çala janë dy protagonistët kryesorë të grabitjes së 2019 dhe me kapjen e tyre laku ndaj bandës së Rinasit drejt mbylljes së plotë. Ministri paralajmëron krimin se është vetëm çështje kohe përballja me ligjin dhe drejtësinë.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!