MENU
klinika

Bota në panik

Harta e koronavirusit, mbi 97 mijë të prekur dhe mbi 3300 viktima

06.03.2020 - 08:35

Gjithë bota është tashmë në alarm nga koronavirusi, që po përhapet me shpejtësi të madhe duke lënë gjithnjë e më shumë të infektuar, e duke rritur edhe bilancin tragjik te vitkimave.

Një video tregon shpërndarjen rrëqethëse të koronavirusit, që deri më tani ka infektuar më shumë se 97 mijë persona dhe ua ka marrë mbi jetën 3 mijë të tjerëve.

Coronavirusi është zgjeruar në më shumë se 80 vende të botës, kurse video grafika me të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tregon se sa shpejtë është përhapur.

Ky virus vdekjeprurës ngriti në këmbë botën e në veçanti Organizatën Botërore të Shëndetësisë, kur në provincën kineze Hubei u lajmërua në fillim në një treg ku shiteshin fruta deti, por që në të mungonte higjiena dhe prerja e tyre bëhej në mënyrën më primitive të mundshme.

Për realizimin e video-grafikës janë marrë të dhënat edhe nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Qendra Evropiane për Sëmundje dhe Parandalim dhe Komisioni kinez për Shëndetësi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


CNBC/ "Themeli i luftës është ekonomia"

“Me apo pa koronavirus, Kina do tejkalojë SHBA”

Letra e mjekut italian po bën xhiron e rrjetit

“Fëmijë, mos kini frikë nga koronavirusi!”