MENU
klinika

"Receta e mamit"

Hot-dog me miell misri, shije e përsosur!

13.03.2020 - 15:17

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 15 minuta

Receta për: 4 persona

Tepër e veçantë kjo recetë dhe shumë e përshtatshme për t’u shoqëruar me një gotë verë!

INGREDIENTËT

4 salsiçe hot-dog
4 feta të holla djathë çedar (në temperaturën e dhomës)
125 gram miell (për të gjitha përdorimet)
140 gram miell misri
50 gram sheqer
4 lugë kafe pluhur pjekës
¼ lugë kafe kripë
Pak piper të zi
240 ml qumësht (gati 1 gotë)
1 vezë
Vaj luledielli për skuqje
Mustardë për servirje

UDHËZIMET

  1. Me fetat e djathit çedar mbështillni salsiçet.
  2. Fusni brenda salsiçeve disa shkopinj të gjatë dhe siç i keni i fusni në ngrirje për 20 minuta.
  3. Ndërkohë në një enë bashkoni miellin, miellin e misrit, sheqerin, pluhurin pjekës, kripën dhe pak piper.
  4. I përzieni me lugë. Tani shtoni qumështin, vezën dhe i përzieni të gjitha me një lugë druri.
  5. E kaloni masën në një gotë të madhe.
  6. Nxirrni salsiçet nga frigoriferi dhe i lyeni të gjitha me masën që shtuat në gotë.
  7. I vendosni për t’i skuqur në një tigan me vaj të nxehur. I rrotulloni para e mbrapa shkopinjtë për 2-3 minuta.

    Më pas i hiqni dhe i servirni të ngrohta!