31.03.2020 - 16:19
Receta per: 4 persona
Recetë që ka sy, por edhe shumë shije të mirë!
INGREDIENTËT
- 4-5 kunguj
- 300 gram ton në vaj
- 3-4 ullinj të zinj
- 3 fileto açuge në vaj
- Disa gjethe borzilok
- 1 lugë pana kuzhine
UDHËZIMET
- Lani kungujt dhe pritini në feta për së gjati. Më pas piqini në skarë ose tost nga të dy anët.
- Hidhni në gotën e mikserit tonin, ullinjtë, açuget, borzilokun dhe panën dhe miksojini derisa të merrni një krem homogjen.
- Shpërhapeni nëpër kungujt e pjekur dhe më pas rrotullojini në vetvete.
- Fiksojini involtini-t me kunja dhëmbësh. Dekorojini duke vendosur edhe ullin të zinj, kaperi ose domate.
- Sipas shijes tuaj, mund t’i shërbeni involtini-t edhe me një salcë të shijshme të bërë në shtëpi.