15.03.2020 - 13:14
Seriozisht janë perfekte për ditët e ftohta!
INGREDIENTËT
- ¾ filxhan me qumësht
- 4 vezë
- 3 filxhan me pure kungulli
- 1 lugë gjelle me ekstrakt vaniljeje
- 2 lugë gjelle sheqer pluhur
- 3 lugë gjelle gjalpë pa kripë
- Shurup panje ose mjaltë sipas dëshirës
- 4-5 feta bukë të bardhë
UDHËZIMET
- Në një tas përzieni mirë e mirë 6 përbërësit e parë të recetës.
- Merrni fetat e bukës dhe i ngjyeni para e mbrapa me masën që përgatitët.
- I vendosni për t’i skuqur në një tigan me shumë pak yndyrë ose aspak (nëse keni një tigan që nuk ngjit).
- Pasi i keni skuqur të gjitha, shërbejini në një pjatë duke i shoqëruar sipas dëshirës me mjaltë ose shurup panje. Ju bëftë mirë!