04.03.2020 - 18:59
Receta për: 4 persona
Si thoni për disa karkaleca që do ju bëjnë të lëpini gishtat?
INGREDIENTËT
- 250 gram karkaleca
- 1 lugë gjelle mustardë
- 1 filxhan kafe me lëng limoni
- 4 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë gjelle verë të bardhë
- 1/2 filxhan kafe me ujë
- kripë, piper
UDHËZIMET
Qëroni mirë karkalecat dhe i lani me ujë të bollshëm.
I vendosni në një tigan me pak vaj për t’i skuqur nga të dyjat anët.
I shtoni pak kripë, piper.
Sapo të skuqen i shtoni mustardën e përzierë paraprakisht me ujë dhe lëngun e limonit.
I përzieni mirë dhe i lini përreth 5 minuta në zjarr dhe sapo salca të trashet pak e fiksni sobën.
Shijojini të ngrohta, krahas sallatës suaj së preferuar!