02.03.2020 - 15:59
Receta për: 4 persona
Perfekte për t’u shoqëruar në sallata, në një tost, me supëra të ndryshme, krepa apo rizoto.
INGREDIENTËT
- 450 gram kërpudha
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- Kripë, piper
- 1 lugë gjelle gjalpë
- 3 lugë gjelle uthull balsamike
- 1 lugë gjelle trumzë e tharë
UDHËZIMET
- Kërpudhat i pastroni duke i hequr cipën dhe i prisni në copa të vogla.
- Më pas i kaloni në një tigan në nxehtësi mesatare duke i shtuar pak vaj ulliri dhe kripë.
- I përzieni vazhdimisht për 10 minuta dhe prisni derisa kërpudhat të nxjerrin ujin e tyre.
- Në një tas të vogël kombinoni gjalpin, uthullën dhe trumzën. I përzieni mirë dhe më pas ia shtoni kërpudhave.
- I lini në zjarr edhe për 10 minuta të tjera derisa kërpudhat të zbuten plotësisht dhe të marrin një ngjyrë kafe.