MENU
klinika

Masat ekstreme deri më 3 prill

Koronavirus/ Conte firmos dekretin: “Mbyllet” Lombardia dhe 14 provinca

08.03.2020 - 09:02

Këshilli i ministrave të Italisë merr masat më drastike për koronavirusin. Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte firmosi gjatë natës mes së shtunës dhe së dielës, një dekret që detyron menjëherë masa të reja shtrënguese për lëvizjen e njerëzve.

Kështu, deri më 3 prill, për shkak të emergjencës nga koronavirusi, në Lombardi dhe në disa provinca: Veneto, Emilia Romagna e Piemonte është ndaluar hyrja dhe dalja e njerëzve. Hyrja apo dalja nga këto zona janë të lejuara vetëm për arsye serioze dhe “të provuara”, për punë ose familje.

Ata që janë në karantinë nuk mund të lëvizin në asnjë mënyrë. Provincat në fjalë, tha kryeministri, janë: Parma, Piacenza, Rimini, Reggio-Emilia, Modena, Pesaro dhe Urbino, Venecia, Padova, Treviso, Alessandria, Verbano-Cusio-OSSOLA, Novara, Vercelli dhe Asti. Në total, këto masa do të prekin mbi një të katërtën e popullsisë italiane.

Rajonet në fjalë janë të banuara nga rreth 15 milion banorë. Numri i rasteve në Itali u rrit me 1,247 në 24 orët e fundit, tha agjencia e mbrojtjes civile në Itali. Kjo e rrit numrin e të prekurve në 5,883 raste. 36 persona të tjerë vdiqën në rajon, duke e çuar në total numrin e të vdekurve 233.

Dekreti thotë ndër të tjera se duhet të “shmangni absolutisht çdo lëvizje brenda territoreve, përveç lëvizjeve të motivuara nga nevoja të punës ose situata emergjente”. Ata që kanë “simptoma të infeksionit të frymëmarrjes dhe temperatirë më të madhe se 37.5 ° C”, këshillohen të qëndrojnë në shtëpi dhe të kontaktojnë mjekun e tyre, duke kufizuar menjëherë të gjitha kontaktet sociale. Pushimi i zakonshëm i personelit shëndetësor dhe teknik, si dhe i “stafit, veprimtaritë e të cilit janë të domosdoshme për të menaxhuar aktivitetet e kërkuara nga njësitë e krizës të ngritura në nivelin rajonal” pezullohen.

Harta e zonave “të kyçura”

Shkollat, palestrat dhe muzetë të mbyllura
Kufizimet shumë të rrepta përfshijnë edhe mbylljen e shkollave të të gjitha niveleve, pezullimin e aktiviteteve të ndryshme, si skijimi apo ngjarjeve publike. Janë mbyllur edhe muzetë, palestrat, pishinat, teatrot, qendrat sociale dhe kulturore. Do të ketë ndalesë në konkurset publike, me përjashtim të atyre për personelin e kujdesit shëndetësor.

Masat për baret dhe restorantet
Baret dhe restorantet do të jenë të hapura nga ora 6 deri në 18 dhe detyrohen të mbajnë një distancë prej një metër nga njëri klient te tjetri, në të kundërt do t’ju pezullohet aktiviteti.

Lëvizje e kushtëzuar në dyqane dhe tregje
Dekreti gjithashtu thekson që aktivitetet tregtare duhet të respektojnë distancën prej një metri për klientët përndryshe do të ketë sanksione, deri në mbylle të aktivitetit. Strukturat e shitjeve të mesme dhe të mëdha do të mbyllen gjatë pushimeve dhe festave, si dhe dyqanet brenda qendrave tregtare dhe tregjeve. Rekomandohet gjithashtu të kufizoni qasjen në dyqane, tregje, panaire për të shmangur “tubimet e njerëzve”.

Spitalet, vendet e besimit dhe sportet
Afrimi i të afërmve dhe vizitorëve në spitale, hotele, ambiente banimi për të moshuarit, dhomat e urgjencës është “e kufizuar. Stafi “kërkohet të marrë masat e nevojshme për të parandaluar transmetimin e mundshëm të infeksionit”.

Takimet e biznesit duhet të shtyhen. Vendet e adhurimit mund të qëndrojnë të hapura, me kusht që ata të jenë në gjendje të garantojnë se nuk ka “mbledhje të njerëzve”.

Sa i përket sportit, ngjarjeve sportive dhe garave të të gjitha llojeve dhe disiplinave do të “pezullohen”, “në vende publike ose private”. Dekreti thotë gjithashtu, se “mbajtja e ngjarjeve dhe garave të lartpërmendura, si dhe seancat stërvitore të atletëve konkurrues, brenda ambienteve sportive, por me dyer të mbyllura” do të lejohet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reagon Shtëpia e Bardhë për koronavirusin

“Media bën panik për të dëmtuar Trumpin”


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!