MENU
klinika

Ja cilët zgjodhën të vetëizoloheshin

Koronavirusi nuk kursen as politikanët!

13.03.2020 - 14:17

Vetizolimi është një nga masat më efikase kundër përhapjes së koronavirusit, prej të cilit nuk kanë shpëtuar as zyrtarë të nivelit të lartë.

Shumë politikanë, anembanë botës, janë prekur nga virusi vdekjeprurës. I fundit është Ministri i Brendshëm i Australisë Peter Dutton. Këtë gjë ai e ka bërë me dije vetë përmes rrjeteve sociale.

“U zgjova sot në mëngjes me dhimbje fyti dhe me temperaturëë. Menjëherë jam drejtuar për në spital, ku rezultova se isha pozitiv ndaj koronavirusit”, shkruan ai. Dutton është shtruar menjëherë në spital, ndërsa kishte pak kohë që ishte kthyer nga SHBA-të. Numri një i Rendit në Australi kishte zhvilluar takim me vajzën e Donald Trump, Ivanka Trump.

Ministri

Megjithatë, ka shumë të tjerë veç tij. Këtu është një listë me politikanë që zgjodhën të vetëkarantinoheshin:

  • Presidenti i Portugalisë,Marcelo Rebelo de Sousa, pezulloi të gjitha angazhimet e tij zyrtare për shkak të koronavirusit. Në deklaratën zyrtare ai pohoi se do të qëndrojë në shtëpi për rreth dy javë.
  • Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer do të veteizolohet, për shkak të kontaktit me një person të dyshuar me kCovid-19.
  • Minisitrja e Shëndetësisë Britaninë e Madhe, Nadine Dorries rezultoi pozitive me koronavirus dhe u veteizolua.
  • Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, do të veteizolohet për shkak të koronavirusit. Ai pohoi se do të punojë nga shtëpia e tij për 14 ditët e ardhshme.
  • Zëvendësministri i Shëndetësisë në Iran, është në karantinë pasi rezultoi pozitiv me koronavirus.
  • Ted Cruz, senatori republikan vendosi të veteizolohet, për shkak të kontaktit me një person pozitiv me koronavirus. Ai pohoi se nuk kishte shenja, por pavarësisht kësaj do të qëndronte në shtëpinë e tij për 14 ditë.
  • Senatori Matt Gaetz pohoi se do të vetizolohet për 14 ditë pasi kishte patur kontakt me një person pozitiv me koronavirus. Ndërkohë ai ka shpenzuar një fundjavë më presidentin e SHBA-ve Donald Trump.
  • Senatori Doug Callins, vendosi të vetizolohej pasi ai kishte bërë foto me një person me koronavirus. Pavarësisht se nuk kishte simptoma, senatori Callins do të qëndrojë në shtëpinë e tij për 14 ditë.
  • Senatori Paul Gosar, njoftoi se do të vetizolohej për shkak të kontaktit me një person që ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
  • Senatorja Julia Brownley pohoi do të qëndronte në shtëpi pasi kishte patur kontakt me një person të infektuar.
  • Senatori Mark Meadows, gjithashtu u vetizolua për shkak të kontakti me një person të infektuar me koronavirus.
  • Ministrja spanjolle për Barazinë Gjinore, Irene Montero rezultoi pozitive pas testit për koronavirusin, njoftoi sot qeveria. Ajo shtoi se “të gjithë anëtarët e tjerë të kabinetit do të testohen” përfshirë kryeministrin Sanchez. Ministrja, megjithatë, “është në gjendje të mirë”, sipas deklaratës.
  • Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka njoftuar sot se është vetëizoluar, pasi bashkëshortja e tij, Sophie Gregoire Trudeau, ka shfaqur simptoma të dyshimta dhe po testohet për COVID-19.