MENU
klinika

Pacolli: BE me standard të dyfishtë

“Kosovës as viza as ndihma, Serbisë 7.5 milionë euro”

21.03.2020 - 14:47

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka akuzuar Bashkimin Evropian se po përdor standarde të dyfishta sa i përket Kosovës dhe Serbisë.

Pacolli në një reagim të tij në ‘twitter’ ka vendosur dy fotografi në të cilat shihet shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë teksa i premton ministrit Vitia vetëm lehtësim pas situatës së krijuar nga COVID-19, dhe në tjetrën fotografi shihet shefi i Zyrës së BE-së në Serbi, Sem Fabrizi, teksa njofton se BE i ka ndarë Serbisë 7.5 milonë euro ndihma.

Tutje ish-ministri ka pyetur nëse edhe Kosova duhet ta kritkojë Bashkimin Evropian për të marrë vëmendjen e Brukselit. Sipas kreut të AKR-së një çasje e tillë e BE-së dëmton politikën e jashtme të Brukselit. Ai përveç tjerash ka përmendur edhe çështjen e liberalizimit të vizave.

Megjithatë të enjten nga Zyra e BE-së në Kosovë kanë paralajmëruar se do të ndajnë fonde edhe për Kosovën pas situatës me COVID-19./rtk