MENU
klinika

"Receta e mamit"

Kuleç me hudhër dhe vaj ulliri

01.03.2020 - 10:52

Ne ju sugjerojmë të ndani pak minuta për të shijuar më të mirën…

Përbërësit:

– 200 ml qumësht;
– 20 gr tharm;
– 1 kube gjalpë;
– 1 lugë e vogël sheqer;
– pak kripë;
– 100 ml ujë të vakët;
– 430 gr miell.

Për shtesë:

– 100 ml ujë;
– 50 ml vaj ulliri;
– 3 thelpinj hudhre;
– kripë;
– fletë majdanozi.

Përgatitja:

Në ujë të vakët shkrimin tharmin dhe sheqerin. Hidhini tharmin në miell, shtoni gjalpin, kripën dhe qumështin.

Ngjishni derisa të bëhet brumë i lëmuar. Lëreni të qëndrojë 30 minuta.

Hidhni në tryezë të cilën e keni lyer me vaj. Mbështillni në role të holla dhe pritni në pjesë të vogla.

Çdo copë formoni në toptha të vegjël. Tepsinë mbështilleni me letër për pjekje dhe radhisni topthat.

Mbuloni dhe lini të qëndrojnë rreth 20 min. Lyeni me të verdhë të vezëve dhe qitni kripë të trashë.

Piqini në 180 gradë Celsius rreth 40 minuta. Në tepsi hidhini 100 ml ujë, shtoni pak kripë, vaj ulliri dhe hudhrat e grimcuara dhe fletët e majdanozit.

Të gjitha përzieni. Sipër hidhini hudhër.

Lëreni të absorbojë dhe kënaquni me shije fantastike.

Ju bëftë mirë!