27.03.2020 - 16:40
Receta per; 4 persona
INGREDIENTËT
- 4 kunguj
- 85 gr domate të thata në vaj
- 100 gram djathë i grirë Grana
- 1 qepë e kuqe
- 2 feta bukë
- 6 gjethe trumzë
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- Kripë, piper
UDHËZIMET
- Lani kungujt, hiquni kokën dhe bishtin. Pritini përgjysmë përsëgjati, hiquni tulin duke bërë kujdes që të mos i prishni formën.
- Tulin që i hoqët kungujve, priteni imët. Pastroni qepën dhe grijeni në feta të holla.
- Ngrohni vajin në një tigan që nuk ngjit dhe shtoni qepën. Lëreni për 5 minuta në zjarr të ulët.
- Kur qepa të jetë zverdhur, shtoni tulin e grirë të kungujve, shtoni kripë e piper dhe gatuajini për 10 minuta në zjarr të ulët.
Ndërsa kungujt skuqen në tigan, prisni bukën në kube, hidheni në një mikser dhe grijeni. - Transferojeni më pas bukën në një tas. Kur kungujt dhe qepa të jenë gati, lërini të vaken. Më pas hidhini në mikser dhe frulojini.
- Shtoni aty edhe bukën e grirë, kulloni domatet nga vaji, pritini në kubikë dhe shtojini në enë bashkë me djathin e grirë dhe gjethet e trumëzës.
- Përziejini mirë dhe me një lugë përzieni përbërjen derisa të jetë uniforme.
- Me anë të një luge mbushni kungujt e boshatisur më parë duke e ngjeshur mirë mbushjen.
- Vendosini kungujt në një tepsi ku keni shtruar letër furre dhe piqini në furrë të ngrohur në 200 gradë për 25 minuta.
- Kungujt e pjekur vegjetarianë janë gati për t’u shijuar. Ju bëftë mirë!