MENU
klinika

"Receta e mamt"

Lakra brukseli me arra të pjekura, receta për të cilën do lini kokën!

02.03.2020 - 15:56

Koha e përgatitjes: 10 minuta 

Koha e gatimit: 15 minuta

Receta për: 4 persona

INGREDIENTËT

  • 450 gram lakra Brukseli
  • 1 dorë arra (mundësisht amerikane)
  • 2 lugë gjelle shurup panje
  • Uthull balsamike
  • Vaj ulliri
  • Kripë

UDHËZIMET

  1. Pastroni lakrat e Brukselit duke i hequr cipën sipërfaqësore me dorë.
  2. I ndani përgjysmë dhe i vendosni në një tavë ku keni vendosur më parë një letër kuzhine.
  3. I shtoni sipër kripë, vaj ulliri dhe arrat.
  4. I fusni të piqen për 10-12 minuta në temperaturë 170 gradë.
  5. Sapo të jenë gati i kaloni në një tas. Sipër i shtoni uthullën balsamike dhe shurupin e panjes. Shijojini!