04.03.2020 - 19:19
Receta për: 5 persona
Version i shëndetshëm, pa kalori dhe i lehtë për stomakun tonë!
INGREDIENTËT
- 5-6 kunguj të njomë
- 2-3 kokrra vezë
- 1.5 filxhan miell misri
- 1.5 filxhan qumësht dhe kos
- 100-150 gram djathë
- Koper, nenexhik
- Kripë, piper
UDHËZIMET
- Fillimisht grijmë kungujt në rende. Sitim miellin e misrit dhe përziejmë mirë të gjithë përbërësit në një tas.
- Lyejmë një tavë me pak gjalpë, e spërkasim me miell misri dhe hedhim masën e përgatitur.
- E vendosim në furrë të piqet në temperaturë 200 gradë për 35-40 minuta. Ju bëftë mirë!